Derisa refuzimi i Mërgim Mavrajt për të veshur fanellën e kombëtares shqiptare me mbishkrimin reklamues të birrës Peja, është kthyer në temë të ditës, një gjë të tillë e kishte bërë edhe superylli kosovar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.
Derisa ishte pjesë e skuadrës gjermane Bayern Munich, kosovari kishte refuzuar që ta mbante në duar birrën e sponsorit të klubit, Paulaner, gjatë një sesioni të fotografive.
Gotat e mbushura me birra nga prodhuesi me nam janë parë në duart e të gjithë ekipit bavarez, ceremoni kjo që bëhet shpesh në festat e klubit më të njohur gjerman.
Por ylli nga Kosova i Bayernit të Munihut, Xherdan Shaqiri, francezi Franck Ribery, e marokeni Mehdi Benatia nuk kishin mbajtur birra në duar.
Gjatë ditës së sotme, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka refuzuar të veshë në stërvitjet e Kombëtares në Austri fanelën si të gjithë lojtarët tjerë.
Për këtë, Kombëtarja shqiptare është detyruar ti bëj atij një bluzë ndryshe ku nuk është cekur emri i Birrës Peja.
Mavraj njihet si ndjekës i përpiktë i rregullave të fesë muslimane gjë të cilën e tregoi edhe kësaj here. /Insajderi.com