Kuratori Avi Lubin mban ligjëratë në Galerinë Kombëtare të Kosovës - Insajderi
×
Kulturë

Kuratori Avi Lubin mban ligjëratë në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Insajderi
30 January 2018 - 08:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Programi i Ligjeratës dhe Debatit të Galerisë Kombëtare te Kosovës për vitin 2018 fillon me Prezantimin  Kuratorit Avi Lubin nga Izraeli.

Avi Lubin do të prezantojë punën e tij mbresëlënëse si kurator, mësimdhënës dhe publicist, raporton ekonomia-ks.

Njëkohësisht publiku në Kosovë do të informohet për trendet e artit bashkëkohor në Izrael.  Pas prezantimit, ai do të prgjigjet në pyetje dhe do të bashkëngjitet në koktejin joformal.

Avi Lubin është kurator i pavarur dhe drejtues i studimeve teorike në Programin për Studime postdiplomike arti, kolegjin e artit Hamidrasha. Ai është bashkëredaktor i Tohu, publikimit të pavarur online për art në tri gjuhë (Hebraike, Arabe dhe Angleze).

Puna e tij kuratoriale përfshin ekspozita vetanake dhe grupore, sic janë: Shkolla e Artit  në Muzeun e Artit të Tel Avivit  (Pavilijoni Helena Rubinshtajn), Kohëra të Zymta në Galerinë Universitare të Artit Schreiber në Universitetin e Tel Avivit, Udhëtarët e Fshehur në Apexart New York; Lëvizje Rrethore në Kunstverein Kunsthaus Potsdam, Gjurmë dhe Entropi në Studiot artistike të Jerusalemit, Paradoksi i Gjyshit në galerinë Chelouche në Tel Aviv,


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark