Kurteshi: Fajtore për izloimin e vendit është qeveria e pavullnetshme e Mustafës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurteshi: Fajtore për izloimin e vendit është qeveria e pavullnetshme e Mustafës

    Insajderi
    15 December 2016 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë se zgjidhja e vetme për tejkalimin e gjendjes aktuale në vend është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

    Ai ka vlerësuar se nuk ka kuptim që edhe më tutje të vazhdohet me një qeveri dhe Kuvend të tillë pasi, sipas tij, këto institucione nuk janë të fuqishme që t’i zgjidhin problemet me të cilat ballafaqohet shteti.

    Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Kurteshi e ka akuzuar qeverinë Mustafa për izolimin e Kosovës. Sipas tij, problemi i demarkacionit do të zgjidhej shumë shpejt po të ketë vullnet kjo qeveri e pavullnetshme.

    Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, deputeti Kurteshi u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që sa më shpejt t’i ndërpresin bisedimet me Serbinë, në të kundërtën ai thotë se gjërat do të përkeqësohen edhe më shumë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark