Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në shënimin e 21 vjetorit të masakrave dhe gjenocidit në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë.
Vetëvendosje ka njoftuar se ish-kreu i saj është ftuar në këtë ceremoni nga Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës, përkatësisht nga kryetarja Munira Subashiq, si dhe kryetari i Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, Murat Tahiroviq.
Atje, Kurti ka marrë pjesë në varrimin e 121 viktimave në Potoçari të Srebrenicës ku deri më tani janë varrosur 6.377 viktima.
Ish-kryetari i Lëvizjes gjatë qëndrimit në Bosnje ka vizituar edhe shoqatat e familjarëve, ka bërë nderime te monumenti pranë varrezave esi dhe ka vendosur lule në kujtim të të vrarëve.
Ai shprehu solidaritetin e tij me të afërmit e viktimave dhe popullin boshnjak. /Insajderi.com