Insajderi
Lajme

Kurti ankohet për Sami Lushtakun: Ia mësyu eskortës sime me veturë

Insajderi
18 May 2026 - 22:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti ankohet për Sami Lushtakun: Ia mësyu eskortës sime me veturë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë kundër Sami Lushtakut, duke pretenduar se ky i fundit ka tentuar të shkaktojë aksident komunikacioni me eskortën e tij.

Në emisionin “Interaktiv”, Kurti tha se Lushtaku, me veturë zyrtare të Komunës së Skenderajt, ka tentuar t’ia ndërpresë rrugën eskortës së tij në mënyrë të dhunshme.

“Kryetari i Komunës së Skenderajt me veturë zyrtare 2Z, ka synuar që të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë. Por nuk bëhet shumë e madhe kjo. Ka synuar që ta ndërpresë qarkullimin e eskortës sonë, në mënyrë të dhunshme me veturë zyrtare të komunës së Skenderajt. Ka proces policor për këtë gjë, por nuk është arrestuar aty”, deklaroi Kurti.

Ai nuk dha më shumë detaje lidhur me rastin, por tha se për ngjarjen ekziston proces policor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark