Insajderi
Insajderi

Kurti bisedë telefonike me Cholletin nga Ohri, ja çka u diskutua

Insajderi
17 March 2023 - 21:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti bisedë telefonike me Cholletin nga Ohri, ja çka u diskutua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga Ohri, ku ka mbërritur sot, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Kurti, nëpërmjet një njoftimi të shkurtër në Twitter, ka thënë se gjatë bisedës ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që të nesërmen ta shndërrojë në ditë suksesi.

“Me të ardhur në Ohër, para bisedimeve të nesërme, zhvillova një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Chollet. Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimet euro-atlantike dhe sigurinë. Theksova që ne jemi të përkushtuar për ta bërë të nesërmen ditë suksesi”, ka njoftuar Kurti.

Kurti pret që nesër të takohet me presidentin Vuçiq. Pritet që të arrihet një marrëveshje mbi Aneksin për zbatimin e planit franko-gjerman.

Gjatë ditës së sotme, por edhe ditëve të mëhershme, Kurti ka shprehur vullnetin dhe vendosmërinë që ta arrijë një marrëveshje të shtunën e 18 marsit.

Ndërkohë, Vuçiq sonte ka deklaruar se “nuk do të nënshkruaj asgjë në Ohër” dhe se ai i di “vijat e kuqe”. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark