×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Gaz lotsjellës do të ketë derisa të shkojmë në zgjedhje

    Insajderi
    05 February 2016 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E përditësuar (21:30)

    Albin Kurti në  intervistën për televizionin publik ka folur rreth krizës politike, duke potencuar faktin se opozita do të vazhdoj me bllokimin e seancave të Kuvendit të Kosovës me gaz lotsjellës deri në momentin kur vendi do të shkoj në zgjedhje.

    “Gaz lotsjellës do të ketë derisa vendi të shkoj në zgjedhje”, ka thënë Kurti, raporton Insajderi.

    Gjithashtu ish-lideri i Vetëvendosjes ka thënë se “ka gjasa që opozita të shkoj në zgjedhje me një platformë të përbashkët dhe të vetme politike”.

    “Nuk ka nevojë të bëhet një plan qeverisës pa rënë qeveria. E kuptoj që qytetarët me të drejtë kërkojnë të dinë për shembull kush do të jetë ministër i Qeverisë sonë por tash nuk i kemi këto dhe fundja pse duhet të bëhet publike plani qeverisës para se të rrëzohet Qeveria e tanishme”, ka thënë Kurti.

    ***************************************************************************************

    Kurti: Brenda 5 viteve në Ballkan mund të krisë lufta (20:59)

    Ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për televizionin publik, se me politikën e tanishme në Ballkan, brenda 5 viteve në këtë rajon mund të krisë përsëri lufta.

    “Fakti që Kroacia po blen armatim nga Amerika dhe Serbia po furnizohet nga Rusia tregon për një situatë serioze dhe duhet të merret seriozisht. Me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën në Kosovë dhe Vuçiqin në Serbi, brenda 4-5 viteve në Ballkan ka më shumë gjasë që të krisë lufta sesa të mos bëhet luftë”, ka thënë Kurti.

    Sipas tij, fakti që FSK-ja nuk po lejohet të bëhet ushtri është një argument i fuqishëm që lidhet me krejt ngjarjet e fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark