Kryeministri Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të lirojë tre policët e kidnapuar nga forcat serbe.
Kurti ka thënë se tashmë është konfirmuar që policët janë zënë në pritë nga forcat serbe.
Ai ka kërkuar nga Serbia që ta ndalë dezinformimin.
“Tani kemi konfirmuar se 3 policët tanë të ndaluar ilegalisht u zunë në pritë dhe u rrëmbyen nga forcat serbe gjatë pushimit të përbashkët të drekës nga një patrullë rutinë kontrabande në territorin e Kosovës. I bëj thirrje Serbisë që të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Kurti në Twitter.