
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sërish për trekëndëshin Kosovë-BE-Serbi, shkruan Insajderi.
Kurti ka ritheksuar se është më se e nevojshme që procesi i integrimit drejt BE-së, të jetë i ndarë.
Sipas tij Kosova nuk mund të krahasohet me Serbinë nga ana e Bashkimit Evropian.
“Unë e ritheksoj që Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë, që më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve Serbia është e pa krahasueshme më Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit sa i përket rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale”, tha ai.
I pari i ekzekutivit tha se kemi pasur edhe rritje ekonomike, ku janë dyfishuar investimet e huaja.
”Janë dyfishuar investimet e huaja. E tash gjithë ky proces ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë që orkestron e financon paramilitar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohët të ndërsjellët. Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, tha ai.