Insajderi
Lajme

Kurti: Do t’i fillojë menjëherë komunikimet për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve

Insajderi
23 June 2026 - 12:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Do t’i fillojë menjëherë komunikimet për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur sot lidhur me marrëveshjet e mundshme pas zgjedhjeve, me partitë politike.

Ai tha se do të presë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit për të nisur më pas “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve të reja.

“Porsa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, tha ai në një përgjigje për gazetarët që e pyetën për këtë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit ta bëjë deri më 6 korrik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark