×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Dorëheqje s’jap, nëse duam zgjedhje para dimrit të radhës, mund të…

    Insajderi
    22 March 2024 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për media ka folur edhe për temën e shumë diskutuar të zgjedhjeve të reja. Kurti ka thënë se kanë mbetur edhe 12 muajt e fundit të qeverisjes dhe thotë se nuk mund të parashikojnë se çfarë dimri mund të jetë në shkurtin e vitit të ardhshëm.

    Kurti ka thënë se ka vullnet që zgjedhjet të mos mbahen në dimër, por gjatë verës, atëherë mund të caktohet një datë në koordinim mes qeverisë dhe opozitës, megjithatë thotë se si kryeministër, s’jep dorëheqje.

     “Ne dëshirojmë të vazhdojmë qeverisjen. Ne kuptojmë që janë 12 muajt e fundit, pas 12 muajve, mund të jetë situata e një dimri që nuk e dimë çfarë është për zgjedhjet e radhës. Shkurti 2021, moti s’ka qenë edhe i keq, por s’ka qenë as i mirë. Nëse duam që zgjedhjet ti mbajmë jo në dimër, përshembull, normalisht që ne jemi njerëz të arsyeshëm, mund të caktojmë data bashkë me opozitën, por dorëheqje s’mund të japë”, ka thënë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark