×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kurti e ka pranuar Asociacionin, ishte e vështirë për qeverinë dhe partinë e tij”

    Insajderi
    21 April 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka pranuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndonëse siç ka thënë ai, e ka bërë me vështirësi të mëdha.

    Escobar ka deklaruar se janë bërë përparime drejt formimit të këtij mekanizmi për serbët e Kosovës në muajt e fundit.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar ka deklaruar se ka vërejtur një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit Albin Kurti, për ta pranuar implementimin e Asociacionit.

    “Para së gjithash, që të jem mjaft i drejtpërdrejtë, kemi parë një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor. Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme”, ka thënë Escobar.

    Sipas Ecobar, tani ka mbetur vetëm që të përacaktohen korniza dhe parametrat  e Asociacionit.

    “Por tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cilia duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra”, ka theksuar ai.

    Escobar ka deklaruar se në takimin e dy liderëve Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq në fillim të muajit maj, do të donte të shihte një projekt-plan konkret të Kosovës për Asociacionin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark