×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kurti e ka shtëpinë në flakë”, Hovenier kritika të ashpra për kryeministrin, këto janë dy kërkesat për të

    Insajderi
    30 May 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve të disa medieve kosovare, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “duhet ta kuptojë se e ka shtëpinë në flakë”.

    Kjo derisa, “SHBA-ja është e brengosur se ai ka marrë hapa të pakoordinuar, dhe pasojat do të jenë të menjëhershme”, duke përfshirë edhe “moslobimin te shtetet monjohëse”.

    Sipas tij, kjo është bërë e qartë me reagimin e ashpër nga niveli më i lartë, ai i Sekretarit Anthony Blinken.

    Hovenier bëri të ditur se cilat janë dy kërkesat që Kurti duhet realizuar urgjentisht.

    “E para, tërheqja e policisë nga ndërtesat komunale, dhe e dyta, që kryetarët e rinj të mos I ushtrojnë funksionet në ndërtesat komunale, meqë nuk kanë marrë më shumë se 3-4 përqind të votave”, tha ai.

    Sipas tij, SHBA e kanë bërë “të qartë se nuk mbështesin më projektet e përbashkëta dhe anulohet edhe edicionii e radhës të Defender Europe”. Kjo, derisa “nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë të Kosovës në SHBA”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark