×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Kurti emëron dostin e Pecit sekretar në MAPL

    Insajderi
    15 August 2024 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jeton Qela, miku i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, është përzgjedhur për pozitën sekretar në Ministrinë e Administrimit e Pushtetit Lokal. Ky vendim është marrë dje në mbledhjen e Qeverisë.

    Gazeta Insajderi ka raportuar më parë se Qela do të emërohet në këtë pozitë.

    Miku i ministrit, Faton Peci në konkursin e MAPL-së, kishte grumbulluar 92 pikë, kështu duke lënë pas kandidatë e tjerë.

    Qela, kishte arritur që të dal i pari në listë për pozitën sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Ai mbante deri tani pozitën ushtrues detyre në MAPL.

    Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që ai përfiton nga pushteti. Gazeta Insajderi kishte raportuar se, Jeton Qela ishte përzgjedhur si kryesues në komisionin e themeluar nga Kurti për sekretar të ministrisë së Gërvallës.

    Lidhja e Qelës me pushtetin

    Jeton Qela është mik me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Ata janë mjaft të afërt me njëri tjetrin ku shpesh janë shfaqur edhe duke pirë kafe së bashku.

    Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për përfitimet e Qelës nga pushteti.

    Me 2 gusht 2023 ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi kishte avancuar shokun e Faton Pecit.

    Qela ishte avancuar zëvendësues i Drejtorit të Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të politikave.

    Ai më parë ishte udhëheqës i Divizionit për Koordinim të politikave.

    Qela përfitoi edhe nga kryeministri Kurti.

    Gazeta Insajderi ka raportuar se Kurti ka themeluar një komision, ku si kryesues përzgjodhi Jeton Qelën. Komisionin i themeluar nga kryeministri kishte të bënte për pozitën sekretar të ministrisë së Gërvallës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark