×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kurti emëron dy zëvendësministra nga partia e Mimoza Kusari-Lilës

    Insajderi
    19 June 2023 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka emëruar të hënën ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve.

    Ndërsa, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri emëroi Ali Tafarshikun.

    Të dy zëvendës ministrat e rinj vijnë nga partia Alternativa e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila.

    Siç mësohet Agon Dobruna, ka qenë edhe si sekretar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, vite më parë.

    Ndërsa, në vitin 2019, ai iu kishte bashkangjitur subjektit politik Alternativa, të Mimoza Kusari Lilës.

    Gjithashtu, Dobruna merret vesh se ka pasur edhe pozita menaxheriale në Korporatën Energjetike të Kosovës, KEDS dhe në Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Komunale Çabrati”.

    Kurse, Tafarshiku është ish-asamblist i partisë Alternativa të Mimoza Kusari Lila.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark