Insajderi
Lajme

Kurti emëron zëvendësministrin në Ministrinë e Bujqësisë

Insajderi
17 March 2026 - 16:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti emëron zëvendësministrin në Ministrinë e Bujqësisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar një zëvendësministër në dikasterin e Bujqësisë.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Igor Mitiq, shkruan Insajderi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Igor Mitiq në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kryeministri Kurti e uroi z. Mitiq për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

Ky është zëvendësministri i parë i emëruar në këtë dikaster, që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i Kurtit, Armend Muja. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark