Kurti ende nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ende nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale

    Insajderi
    16 December 2024 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale më 16 dhjetor 2024.

    Ai ishte paraparë të intervistohej nga ora 09:30, por deri tani nuk është paraqitur.

    Mbrëmë vonë, Kurti ka qenë në Slloveni, ku ka ndarë përvojën e tij nga një koncert në sallen “Marjan Kozina” të Filharmonisë së Sllovenisë.

    Ai u shpreh se koncerti “frymoi në gjuhën shqipe”.

    Pas thirrjes nga Prokuroria Speciale, Kurti nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë ftesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark