×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti është dorëzuar”- Tahiri thotë se AAK e bën mocionin për rrëzimin e Qeverisë

    Insajderi
    25 March 2024 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besnik Tahiri, shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në fazë dorëzimi.

    Duke komentuar deklaratat e Kurtit se është i hapur për ta mbështetur opozitën për zgjedhje, Tahiri tha se AAK-ja e bën mocionin.

    “Na e bëjmë mocionin. Veç le të thotë ne e votojmë mocionin e Aleancës”, tha ai. Në këtë rast, deputeti i AAK-së tha se “kishte me qenë mirë sepse do të ishte konfirmu hipoteza e Aleancës”.

    “Kryeministri Kurti i ka dhanë dy porosi: një që është i dorëzuar dhe po do me gjetë diçka me u largu, por jo me u dorëheqë vet dhe e dyta, po kërkon zgjidhje përmes zgjedhjeve. Ai në këtë fazë është vetëm duke u viktimizuar se shiko se çfarë po më bëjnë. Mirëpo opozita i ka ndihmu në Kuvend e në disa marrëveshje Qeverisë”, tha Tahiri.

    Ai tregoi se së fundmi janë duke kërkuar komision hetimor për kontratat njëburimore.

    “Duhet të ketë raport me shkrim nga ministritë se përmes kanë shkuar tenderë një burimore dhe kemi kërkuar nga auditori që të merret me një gjë të tillë. Zyra e Auditorit Gjeneral duhet të merret me këtë për shkak se është në të mirën e përgjithshme”, tha Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark