“Kurti filloi me stikerat, po vazhdon me implementim të vendimeve të Milloshevqiti, do të përfundoj me “Zajednicën” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti filloi me stikerat, po vazhdon me implementim të vendimeve të Milloshevqiti, do të përfundoj me “Zajednicën”

    Insajderi
    15 March 2024 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi Kurti ka dhënë urdhër që Agjencia Kadastrale t’ia regjistrojë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë.

    Arifi ka thënë se Kurti e kishte filluar me stikersat në tabela të veturave, tashmë po vazhdon me Manastirin e Deçanit, vendim të cilin e kishte quajtur të kohës së Millosheviqit, dhe sipas Arifit do të përfundojë me “Zajednicën”.

    “Kryeministri “im” Kurti filloi me stikersa në tabelat e veturave, po vazhdon me implementimin e vendimeve të Millosheviqit me rastin e 24 hekterëve të Manastirit të Deçanit ndërsa do të përfundojë me Zajednicën. Maskarada po bie, çdo ditë e më shumë. Kështu kanë epilogun popullistët e devijuar dhe të konvertuar. Dojnë pushtetin më shumë se vendin, apo siç thoshte pronari i villës luksoze në “Marigona Hill” njëherit ministri i “tenderave” Aliu, “Republika e Kosovës është projekt i përkohëshëm”, ka shkruar Arifi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark