Kreu i shtetit, Albin Kurti ka thënë se garancia e vetme që i kanë dhënë ndërkombëtarëve është që s’ka lista për arrestime.
Kurti tha se garancia të tjera për institucionet e Kosovës janë Kushtetuta, rendi dhe ligji, por edhe koordinimi me aleatët ndërkombëtar.
“E vetmja garanci që kemi dhënë ne është ajo që tashmë e ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se Qeveria dhe Policia e Kosovës nuk posedon lista për arrestime. Ne nuk kemi lista të njerëzve që ndjekim apo përndjekim. Mirëpo garanci të tjera për neve janë Kushtetua, rendi dhe ligji dhe gjithmonë për hire të paqes dhe sigurisë, koordinimi me faktorët ndërkombëtar që janë partnerë dhe miqtë tanë”, ka thënë Kurti.