Insajderi
Lajme

Kurti: Hamza refuzon të takohet me mua, pa takim nuk ka marrëveshje

Insajderi
06 October 2026 - 15:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Hamza refuzon të takohet me mua, pa takim nuk ka marrëveshje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk po pranon të takohet me të.

Kurti tha se pas takimit të mbrëmshëm kishin lënë të hapur mundësinë për një takim edhe sot, por sipas tij, Hamza e ka refuzuar.

“Nga takimi i mbrëmshëm, e lamë mundësinë hapur që të takohemi edhe sot, por meqë kryetari i PDK-së, Hamza, s’po do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë”, tha Kurti, përcjell Insajderi.

Ai shtoi se pa takim nuk mund të ketë marrëveshje.

“Tash Bedri Hamza na ka kushtëzuar në mënyrë ultimative dhe refuzon të takohemi”, deklaroi Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark