×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    ​Kurti i del në krah Gërvallës pas reagimit të saj në Londër

    Insajderi
    29 November 2022 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme Gërvalla në Londër në konferencën e mbajtur lidhur me dhunën seksuale gjersa ka theksuar se solidarizohet me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar solidaritet me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës gjersa i njëjti ka bashkangjitur deklaratën e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Kurti ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme Gërvalla në Londër në konferencën e mbajtur lidhur me dhunën seksuale.

    “Solidarizohemi me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, siç u theksua nga ministrja e Jashtme, Donilka Gërvalla, në Konferencën në Londër. Kosova ka nënshkruar Deklaratën Politike të iniciativës Parandalimi i Dhunës Seksuale gjatë Konfliktit”, ka shkruar ai në Twitter.

    Gërvalla ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të organizuar në Londër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark