Kurti i fshehu “pikat” e diskutimit| Kryeministri norvegjez e bën “horë” homologun kosovar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti i fshehu “pikat” e diskutimit| Kryeministri norvegjez e bën “horë” homologun kosovar

    Insajderi
    29 March 2022 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një “virus” i panjohur e ka kapluar Qeverinë e Kosovës. Është hera e dytë brenda muajit që liderët kosovarë marrin “shuplakë” nga politikanë të huaj.

    Kjo për shkak të shtrembërimit ose fshehjes së “pikave” që i bisedojnë nëpër takime të ndryshme.

    Ende pa u harruar mirë skandali i zëvendëskryeminisrit Besnik Bislimi, i cili u përgënjeshtrua publikisht nga zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, meqë pas takimit të tyre Bislimi nxori në Twitter përfundime të paqena.

    “Fatkeqësisht ky nuk është përshkrim korrekt i asaj çfarë kam deklaruar në takim”, shkroi Berge si kundërpërgjigje ndaj cicërimës së Bislimit se “Berge e mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës”.

    Një veprim të ngjashëm e bëri edhe kryeministri Albin Kurti, pas takimit me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre.

    Në komunikatën që e dërgoi Qeveria e Kosovës pas takimit të Kurtit me kryeministrin e Norvegjisë, nuk ishte paraqitur ajo që ishte thënë në takimin e tyre, pasi që Qeveria norvegjeze e nxori në shesh atë që ishte biseduar.

    Kryeministri i këtij vendi, Jonas Gahr Støre, është shprehur me ton tepër kritik ndaj homologut të tij kosovar pas takimit. “Nuk mund ta marrim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si të garantuar. Sfidat e pazgjidhura nga vitet ’90 mund t’i vënë zjarrin rajonit përsëri”, tha kryeministri Jonas Gahr Støre, i cili ishte shprehur edhe i zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjedhjet serbe.

    Rrallë ndodh që një kryeministër i një vendi të shpreh kaq haptas zhgënjimin me atë që ka takuar, sidomos nëse i mysafiri është kryeministër i një vendi tjetër.

    “Kjo mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet duhet të zbatohen dhe palët duhet të shmangin veprimet që dobësojnë besimin mes tyre. Prandaj e shfrytëzova këtë takim për të shprehur zhgënjimin që Kosova nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe më 3 prill, sipas mënyrës sesi ishin mbajtur zgjedhjet e kaluara”, deklaroi Støre, shkruan Demokracia.com

    Por, postimi i bërë nga Zyra e Kryeministrit të lë përshtypjen se nuk po flitej për të njëjtin takim.

    Në njoftimin e Qeverisë nuk përmendet fare keqardhja e deklaruar nga Støre dhe për më tepër thuhet që ky i fundit “ka shprehur interesim për propozimet konstruktive dhe progresive për Bashkëpunim Rajonal që ka bërë Qeveria e Kosovës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark