×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti i mashtron opozitën për zgjedhje, ja çfarë thotë shefja e deputetëve të VV’së

    Insajderi
    26 March 2024 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka thënë se partia e saj dhe deputetët nuk kanë vota për opozitën që ta çojnë vendin në zgjedhje. Kusari ka rënë ndesh me atë që e tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para pak ditësh. Ai tha se është i gatshëm që të shkojë në zgjedhje kurdo që ia kërkon opozita.

    Kusari-Lila ka vendosur kushte në mënyrë që VV’ja t’ia ofrojë votat opozitës për ta çuar vendin në zgjedhje, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Momentalisht Lëvizja Vetëvendosje nuk jep votat asnjërës nga partitë opozitare, përdersa nuk kanë një qëndrim të përbashkët e para dhe e dyta përderisa nuk arrijnë një epilog të sukseshëm të proceseve të cilat kanë fillu dhe kemi përgjegjesi t’i përmbyllim me sukses”, tha Kusari-Lila në RTV 21.

    Megjithatë, ajo tha se “VV-ja gjithmonë është e gatshme për zgjedhje demokratike”.

    Kurti ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje parlamentare kur të dojë opozita.

    “Unë po them që shkojmë në zgjedhje kur të dojë opozita. Ne e ndihmojmë nëse dëshiron që të shkojë në zgjedhje, pa problem”, ka thënë Kurti në një intervistë në RTK. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark