×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti i quan të tepruara deklaratat e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian: S’i ndihmuan situatës

    Insajderi
    02 June 2023 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë seancës për situatën në veri i quajti deklarata e shqetësime të tepruara, reagimet e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se ato s’i ndihmuan situatës.

    “Deklarata e munguar e shoqëruar me shqetësimet e tepruara nuk i ka ndihmuar situatës. Kjo kronologji e ngjarjeve është me rëndësi pasi që tregon se institucionet e Kosovës kanë bërë detyrat e tyre”.

    “Ne kemi vepruar në përputhje me obligimet kushtetuese dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, por kjo kronologji tregon se jo vetëm që ka pasur konsultim por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtar”, tha Kurti.

    Tutje, ai tha se s’ka pasur asnjë befasi për partnerët ndërkombëtarë, pasi siç tha, ky ka qenë një proces me shumë hallka e “hallka e fundit ishte shkuarja e kryetarit me çantë në vend të punës.

    “Ajo që duhet ta përsëris është se objektet publike të Kosovës i takojnë Kosovës e Kosova është e qytetarëve”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark