Kurti i reagon tifozëve serbë – ua përmend lidhjen e tyre me Arkanin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti i reagon tifozëve serbë – ua përmend lidhjen e tyre me Arkanin

    Insajderi
    27 July 2023 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, ka qenë një mbishkrim skandaloz e shovinist i tifozëve serbë të Crvena Zvezda, gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj klubit italian Fiorentina.

    Pas kësaj ka reaguar kryeministri, Albin Kurti, i cili është kthyer në histori të viteve të 90’ta, ku tifozët e Crvena Zvezda ishin revoltuar kundër Kroacisë.

    Kurti thotë se pas atij revoltimi kishte nisur luftërat ballkanike, pra një mesazh që tifozët ulra-nacionalistë e kishin nisur.

    Në atë kjo ajo tifozëri kishte pasur lidhje me Arkanin famëkeq.

    “Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në Twitter. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark