Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Vetëvendosja Mytaher Haskuka pati mysafir të enjten shefin e partisë Albin Kurti.
Ky i fundit shkoi ta mbështesë atë për zgjedhjet lokale që mbahen të dielën.
Haskuka dhe Kurti bashkë pranuan një donacion nga diaspora të jastëkëve dhe çarçafëve në Spitalin e Prizrenit.
Më pas, po bashkë, vizituan shoqatën “Esnafi” ku kryeministri u shërbye edhe me çaj të rusit.
Ndalesë tjetër Kurti pati edhe në Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve ku dëgjoi kërkesat e tyre.