×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti ia kthen Borrellit: Operacionet policore s’janë punë e asnjë zyrtari evropian

    Insajderi
    15 June 2023 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur letrës së Shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i cili i kërkoi që për veprime policore tash e tutje në veri të koordinohet me KFOR-in e EULEX-in.

    Kurti ka thënë se operacionet policore nuk janë punë as e Borrell, e as e zyrtarëve të tjerë evropianë. Këtë Kurti e ka deklaruar në një konferencë për media të enjten, pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

    “As unë nuk e di kur arrestohet një kriminel, sepse kjo është çështje e policisë hetuese. Ka arrestime që unë i shoh saktësisht në të njëjtën kohë si ju, sepse jemi republikë demokratike. I tillë ka qenë arrestimi i Llunës. Mirëpo, veprimet operacionale, kur duhet të arrestohet dikush nuk janë punë e imja, besoj e asnjë zyrtari evropian”, ka deklaruar Kurti.

    Kurti e ka vlerësuar si të pakuptueshme që të paralajmërohen mekanizmat ndërkombëtarë para vënies së rendit dhe ligjit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark