×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti infektohet me virusin “Donika Gërvalla”, ia ngatërron emrin kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    21 February 2022 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Konferencën e Mynihit ku është takuar me kryeministra të disa vendeve si Estonisë, Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

    Por, kryeministri përderisa po mburrej me këto takime duket se është prekur nga “virusi Gërvalla” e cila njihet për gabimet e saj. Kurti ka ngatërruar emrin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut nga Dimitar Kovaçevski në DimiStar KovaçevsiK.

    “Për dy ditë e gjysmë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla, zhvilluam 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota.

    “Për marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e bashkëpunimit biseduam me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, me kryeministrin e Bullgarisë, Kiri Petkov, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimistar Kovaçevsik”, ka shkruar Kurti në profilin e tij zyrtar në facebook.

    Kurti përveç kësaj ka shkruar se është theksuar edhe rëndësia e njohjes së Kosovës nga Greqia.

    “Kurse bashkë me presidenten Vjosa Osmani Sadriu, takuam kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku theksuam rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i radhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy shteteve tona”, perfundoi ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark