×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kurti iu dha serbëve autonomi, këshilltarët e mashtruan” – për çka e ka fjalën Enver Hasani?

    Insajderi
    16 July 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se kryeministri Albin Kurti filloi të krijonte probleme pasi i kishte kuptuar gabimet e tij në dialogun me Serbinë.

    Hasani tha se Kurti pas Marrëveshjes së Ohrit u gjend jo vetëm duke legalizuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme me Serbinë, edhe duke shtuar element të rinj, duke përmendur si shembull “karakterin e autonomisë serbe në Kosovë”.

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kurti më pas e kuptoi se “këshilltarët e kishin mashtruar”.

    “Dhe kjo është autonomi në kuptimin e plotë. Si territoriale ashtu edhe personale. Personale për sa i përket të drejtave individuale të garantuara me kushtetutë, dhe territoriale për sa i përket Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgimisë historike serbe në Kosovë. Ai e kuptoi se këshilltarët vendas dhe të huaj e kishin mashtruar sepse i thanë se nëse nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, Kosova mund të zhduket si shtet”, tha Hasani.

    Ai tha se të njëjtit më pas “papritmas filluan t’i thonë se nuk është e drejtë që vetëm nga pala kosovare kërkohet zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, në radhë të parë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

    “Kurti e kuptoi se duke rënë dakord me Marrëveshjen e Ohrit, e hoqi çështjen e njohjes së Kosovës nga agjenda e dialogut me Serbinë. Kur i kuptoi të gjitha këto, filloi të menaxhojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke krijuar një krizë me qëndrime radikale, pastaj duke e kontrolluar atë dhe më pas duke filluar të dorëzohej”, tha Hasani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark