×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Jemi të angazhuar që në 36 orët e mbetura të arrihet zgjidhja për targat

    Insajderi
    22 November 2022 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot para mediave se të gjithë janë shumë të angazhuar që në 36 orët e mbetura që të arrihet zgjidhja për targat.

    Ai tha se nuk po dëshiron ta mendojë mundësinë e mosarritjes së zgjidhjes.

    Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas Konferencës për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, të mbajtur në Prizren.

    Ndryshe, pas takimit rreth 8 orësh gjatë së hënës në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët nuk arritën të merren vesh as për çështjen e targave.

    Mirëpo, të njëjtën ditë veçse në mbrëmje, ShBA-ja kërkoi nga qeveria ta shtyjë vendimin për 48 orë, për çka edhe u pajtua Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark