Kurti: Jemi thelbësisht transatlantik me SHBA e BE, por qasja s'mund të jetë e njëjtë për Kosovën e Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Jemi thelbësisht transatlantik me SHBA e BE, por qasja s’mund të jetë e njëjtë për Kosovën e Serbinë

    Insajderi
    02 June 2023 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga Kuvendi i Kosovës ka folur edhe njëherë për raportin e Kosovës me SHBA-të e Bashkimin Evropian, shkruan Insajderi.

    Ai ka thënë se qasje e ndërkombëtarëve nuk mund të ketë qasje të njëjtë si me Kosovën ashtu edhe Serbinë teksa shtoi se Kosova është thelbësisht transatlantike.

    “Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thelbësisht trans-atlantik, SHBA dhe BE bashkë me njëra-tjetrën dhe bashkë me neve, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë”, ka thënë Kurti.

    “Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qendrën e saj rajonale”, tha kryeministri.

    “Ne e kemi dëshmuar se jemi partner të denjë të miqve tanë ndërkombëtarë, me avancimin tonë demokratik e ekonomik të Kosovës. Ajo që i bën bashkë partnerët tanë ndërkombëtarë janë vlerat e përbashkëta dhe besimi se këto janë universale që duhet të mbrohen me çdo kusht. Qëllimet, vizionet, vlerat e interest i kemi të përbashkëta”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark