×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kurti kërkon nënshkrimin, Vuçiq ka dalë me një propozim”, vjen lajmi i fundit nga takimi i Ohrit

    Insajderi
    18 March 2023 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth orës 15:00 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e përbashkët, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    Tash kanë pesë orë nga ky moment, dhe ende nuk ka asnjë informatë zyrtare se çfarë po ndodh brenda Vilës Biljana në Ohër ku po vazhdojnë bisedimet Kurti-Vuçiq, shkruan Gazeta Insajderi.

    Mediumi serb RTS ka njoftuar pak më parë se emisari i SHBA-së Gabriel Escobar ka ndërhyrë duke i takuar Kurtin e Vuçiqin.

    Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se Albin Kurti po kërkon që nënshkrimi të vendoset sot që të zyrtarizohet dokumenti, derisa Aleksander Vuçiq ka dalë me një propozim të ri.

    Haxhiu thotë se presidenti serb ka kërkuar që nënshkrimin ta vendos Bashkimi Evropian si garantues i marrëveshjes për të dy palët.

    “Nënshkrimi është bërë mollë sherri. Kurti kërkon nënshkrimin sepse do ta zyrtarizojë dokumentin. Por Vuciq ka dalë me propozim, propozimi i cili është që pala lehtësuese e negociatave të jetë ajo që nënshkruan si garanci të dy palëve, që garanton për të gjithë procesin”, ka thënë Haxhiu në Pressing.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark