×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Kosova ka interes jetik nga procesi i normalizimit me Serbinë

    Insajderi
    26 January 2024 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve varet nga Serbia më shumë se sa nga Kosova.

    Sipas tij Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbin të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE.

    “Unë e ritheksoj që Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbin, që më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve Serbia është e pa krahasueshme më Kosovën”, tha Kurti.

    Ai ka thënë se Kosova është kampione në Ballkan sa i përket shumë proceseve si sundimit të ligjit e zhvillimit ekonomik, e për këtë ai ka thënë se është e pa drejtë që Kosova të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë.

    “Kosova është kampione e Ballkanit sa i përket rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale. Janë dyfishuar investimet e huaja. E tash gjithë ky proces ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë që orkestron e financon paramilitar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që  BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohët të ndërsjellët. Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, tha ai.

    Ai këto komente i bëri në vendosjen e gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë, ku tha se destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark