Insajderi
Insporti

Kurti: Kosova luajti më mirë se Austria

Insajderi
04 October 2026 - 21:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Kosova luajti më mirë se Austria
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1:1 të Kosovës ndaj Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurti ka vlerësuar paraqitjen e Kombëtares së Kosovës, duke thënë se skuadra vendase luajti më mirë se Austria, ndërsa rezultatin e ka cilësuar të pafavorshëm për “Dardanët”, shkruan Insajderi.

“Kosova luajti më mirë se Austria. Austria pati më shumë fat se Kosova. Barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë pamë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përgëzuar futbollistët për paraqitjen si ekip, duke thënë se potenciali i tyre është më i madh sesa niveli aktual.

“Futbollistët tanë shkëlqyen si ekip me përkushtim. Duket që janë duke u bërë gjithnjë e më të mirë dhe potenciali në vijim është më i madh sesa niveli që kemi tani”, ka deklaruar ai.

Kurti ka përmendur edhe rastet e humbura të Kosovës, duke thënë se ekipi pati të paktën tri mundësi të tjera të mira për shënim.

Sipas tij, para ndeshjeve të nëntorit ndaj Izraelit dhe Irlandës duhet më shumë vëmendje dhe vetëbesim në finalizimin e rasteve.

“Pati së paku tri shanse të tjera për gol, të tilla që na lanë pa frymë. Mbase 16-metërshi i kundërshtarit, përkatësisht realizimi ynë, do edhe pak më shumë vëmendje e vetëbesim drejt dy ndeshjeve të ardhshme në muajin nëntor, me Izraelin dhe Irlandën”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark