×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti liron nga detyra zëvendësministren e Infrastrukturës

    Insajderi
    01 April 2023 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.

    Në dokumentin e siguruar nga Demokracia.com, thuhet se vendimi për lirim nga detyra të Çavdarbashës është marrë dje, mirëpo nuk përmenden arsyet.

    Sipas pikës dy të këtij vendimi, znj. Çavdarbasha obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë sipas ligjit në fuqi.

    “obligohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturws dhe Zyra e kryeministrit të zbatojnë këtë vendim”, thuhet ndër tjerash në dokument

    Linda Çavdarbasha ishte emëruar zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës edhe në Qeverinë Kurti I.

    Insajderi ka provuar të kontaktoj ish-zëvëndësministren, por e njëjta deri në momentin e publikimit të lajmit nuk është lajmëruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark