Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një mesazh mbështetës për Kombëtaren e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, para ndeshjeve vendimtare në transfertë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi se talenti sportiv po vulos “shekullin e shqiptarëve”, duke shtuar se ëndrra e madhe mbetet kualifikimi në Botërorin që do të mbahet në Amerikën Veriore.
“Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore. Ëndrrat janë për guximtarët. Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë”, shkroi ai.
Kreu i qeverisë falënderoi sportistët për emocionet e dhuruara, duke u uruar suksese në përballjet e vështira kundër Sllovakisë dhe Polonisë./Insajderi