×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mbron deklaratën për Amerikën: Qeveria nuk e do Amerikën

    Insajderi
    26 February 2016 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur në Kuvend të Kosovës për deklaratën e tij të dhënë në lidhje me atë se “shqiptarët nuk e duan Amerikën por i frikësohen braktisjes nga Amerika”.

    Kjo deklaratë e publikuar ekskluzivisht nga Insjaderi, është shndërruar në temë diskutimi në seancën e Kuvendit të Kosovë që pas përfundimit të fjalimeve të deputetëve të pozitës dhe opozitës.

    “Asnjëri prej jush nuk i doni Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, iu ka drejtuar Kurti deputetëve të pozitës.

    Kurti i cili ka thënë se nuk mund të jemi aleat me SHBA-në kur që 17 vite Kosova nuk ka ushtri.

    “Është absurde se që 17 vite jemi aleat me një superfuqi siç është SHBA dhe nuk kemi ushtri. Prandaj unë dua që ne t’i duam SHBA-te por popullsinë e kemi në gjendje të tillë që kjo Qeveri e ka krijuar dhe kjo nuk është një gjendje e dashurisë. Kjo është një gjendje ankthi nga mundësia e braktisjes”, ka thënë Kurti, duke mbrojtur deklaratën e tij të thënë gjatë një diskutimi me protestuesit e mbledhur mbrëmë në shesh.

    Sipas Kurtit, SHBA nuk mund të ketë partneritet me një shtet në buzë të dështimit.

    “Nuk mund të ketë partneritet me një shtet të kapur. Kroacia nuk ka lejuar Zajdenicën dhe ata mund të bëhen partnerë, e  jo ne, e as Bosnja”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit në Parlament.

    Ai ka thënë se dëshiron të besojë që populli shqiptar e do Amerikën por kjo Qeveri nuk po e lejon këtë dashuri.

    “Amerikën e shoh si frymëzim për pavarësi e sovranitet, për demokracinë e drejtësinë, ndërsa ju Ameriken e shihni me frikë, e shihni si përbindësh që duhet ti’i frikësoheni para këtij përbindëshi sepse jeni Qeveri servile”, ka thënë Kurti.

    Sipas tij, drejtuesit e Qeverisë e kanë keqpërdorur SHBA-në për vete dhe kundër opozitës.

    “Këta nuk e përdorin Amerikën si partner për Kosovën. Prandaj mos ta gëzojmë veten se kemi partneritet e aleance me ShBA-në, dhe unë dua që të krijojmë aleancë më shumë se ju”, ka thënë Kurti.

    Rreth kësaj deklarate në Kuvend kanë folur edhe Melihate Tërmkolli e Rexhep Selimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark