×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti me kabinet shpenzojnë rreth 37 mijë euro për vizitën në SHBA

    Insajderi
    28 June 2022 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për viziten zyrtare tri javore në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij që përbëhej prej gjashtë personave kanë shpenzuar rreth 37 mijë euro.

    Gazeta Insajderi, ka siguruar faturat e shpenzimeve bazuar në Kërkesën për qasje në dokumente publike. Sipas kësaj fature, kryeministri Kurti ka hargjuar në total shumën prej 9 mijë e 300 euro. Pra, 4 mijë e 200 për bileta avioni dhe 4 mijë e 800 për akomodim shpenzoi Kurti shkruan Gazeta Insajderi.

    Më shumë se kryeministri Kurti ka shpenzuar shefi i stafit të tij, Luan Dalipi.

    Dalipi shpenzoi 9480 euro, nga to 1617 euro ishin vetëm për mëditje, kurse të tjerat për akomodim dhe shpenzime të tjera.

    Këshilltari tjetër i Kurtit, Tien Mu, ka shpenzuar 2921 euro, ku të gjitha janë për bileta aeroplani.

    Në anën tjetër, fotografi Patrik Domi i cili ishte në vizitë me ta shpenzoi 9413 euro, nga to 1963 vetëm mëditje, 4324 euro për akomodim dhe 3047 euro bileta aeroplane.

    Arun Singh Chaudhary shpenzoi 2970 euro në bileta aeroplane, kurse Lulzon Jaggiu shpenzoi 2631 euro.

    Nga shpenzimet e akomodimit shumica janë në hotelin luksoz “Hilton”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark