×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti me ministra inaugurojnë dy tunele në linjën hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë

    Insajderi
    04 November 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin Kurti dhe disa kolegë të tij ministra kanë bërë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 dhe T7, si pjesë e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.

    Aliu tha se po punohet edhe për plotësimin e të gjitha elementeve të tjera për të funksionalizuar dhe rehabilituar Linjën e 10 hekurudhore, që përfshin edhe linjat Fushë Kosovë-Mitrovicë dhe Mitrovicë-Leshak.

    Sapo e bëmë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 me gjatësi prej 262 metra dhe T7 me gjatësi prej 122 metra, si pjesë e aksit të linjës hekurudhore 🛣 Hani i Elezit-Fushë Kosovë“, ka shkruar ai.

    Tutje, ministri Aliu ka falendëruar edhe institucionet bankare evropiane për mbështetjen financiare për realizimin e projektit.

    Falënderojmë Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankën Evropiane për Investime (EIB), si dhe Fondin për Investime për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), për bashkëpunimin e vazhdueshëm për realizimin e  projektit”, shkroi Aliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark