×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti merr përkrahje nga AKR-ja në Lipjan

    Insajderi
    29 May 2017 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Kryeministër Albin Kurti, ka vizituar sot fabrikën e lëngjëve “MS Quality” në Banullë, pronë e Sabit Pacollit, kryetarit të AKR-së në Lipjan.

    Pacolli iu ankua se s’ka përkrahje sa duhet nga shteti, teksa Kurti i premtoi se me qeverisjen e Vetëvendosjes do të ketë përkrahje për të bërë biznes dhe për të rritur prodhimin vendor, njofton Klan Kosova.

    Po ashtu Sabit Pacolli i ka ofruar përkrahje Albin Kurtit duke i thënë se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

    “Albin Kurti është kryeministri i ardhëm i Kosovës dhe do ta përkrahim”, ka thënë Pacolli. Sipas tij Kurti është një njëri mjaftë i madh i cili mund ta përfaqësojë popullin e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark