×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti merr pjesë virtualisht në Samitin e Tiranës, s’shkon fizikisht “për shkak të angazhimeve”

    Insajderi
    29 February 2024 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë nuk do të merr pjesë fizikisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes përmes një video-adresimi. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për KosovaPressin.

    Ai ka treguar arsyet përse Kurti nuk do të jetë pjesë e këtij samiti fizikisht.

    “Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e e Samitit virtualisht përmes përmes një video-adresimi”, thuhet në përgjigjen me e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

    Të enjten në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

    Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar dhe do të ofrojë mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

    Në samit do të jetë i pranishëm edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark