Insajderi
Insajderi

“Kurti na mbante ligjerata” – Haradinaj tregon pse lëshoi takimin me Kurtin

Insajderi
08 November 2022 - 08:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kurti na mbante ligjerata” –  Haradinaj tregon pse lëshoi takimin me Kurtin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë duke dalë nga takimi me kryeministrin Kurti dhe dy liderët e opozitës Abdixhikun e Krasniqin, që u planifikua të fillonte sot në orën 08:00.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se është detyruar ta lëshoj takimin sepse Kurti iu mbante ligjërata.

Haradinaj shprehet se Kurti nuk ua ka sqaruar ” se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, shkruan ai./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark