Insajderi
Insajderi

Kurti në Greqi flet për luftën e Rusisë mbi Ukrainën, e quan akt fashist

Insajderi
05 July 2022 - 10:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti në Greqi flet për luftën e Rusisë mbi Ukrainën, e quan akt fashist
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rusia është duke përdorur fashizëm me nisjen e luftës në Ukrainë.

Ai, në tryezën e 26-të me radhë që organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, ka thënë se qëndrimet e Kosovës kanë qenë të qarta që nga dita e parë për situatën duke e dënuar atë.

“Nga pikëpamja jonë ajo që shohim sot është fashizmi rus. Fashizmi nuk është diçka që i rezervohet Gjermanisë apo Italisë mes dy luftërave botërore, apo për Kilin Pinochet gjysmë shekulli më parë, fashizmi është pjatë që mund të bjerë ndaj çdo vendi dhe duhet të kemi kujdes”.

”Fatkeqësisht e dimë që po përballemi me fashizmin rus dhe nuk mund të jesh asnjanës, nuk mund të jesh asnjanës mes zjarrit dhe zjarrfikësit, neutraliteti sipas këndvështrimit tonë është cinizëm, dhe cinizmi riprodhon shumë largësi, por në të njëjtën kohë do të thotë të kërkosh rehati në kohë krizash të rënda”.

“Nuk ka vend për neutralitet, sepse shpresa dhe pasioni duhet të kapërcejnë çdo lloj cinizmi, dhe prandaj besoj se agresioni i Kremlinit në Ukrainë ishte një luftë e zgjedhur, ku pasi solidariteti dhe humanizmi në Evropë nuk është çështje zgjedhjeje, është e jona dhe është detyra jonë”, ka thënë Kurti


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark