×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti në Kamenicë e ndalë fjalimin kur nis ezani

    Insajderi
    13 March 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti sot është duke marrë pjesë në vënien e gurthemelit të një shkolle fillore të mesme të ulët, të quajtur “Fan S. Noli” në Kamenicë.

    Kurti ka ndalur fjalimin e tij për disa çaste përderisa po dëgjohej thirrja e ezanit.

    Për t’iu drejtuar të pranishmëve, i pari i qeverisë priti derisa të përfundonte thirrja për namaz.

    Kjo nuk është hera e parë që Kurti e bën këtë veprim. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark