×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Kurti: Në punën time po e ndjek shembullin e Majlinda Kelmendit

    Insajderi
    07 June 2023 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për të pasur sukses në punën e tij si shef i ekzekutivit kosovar, po e ndjekë shembullin e kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.

    Kështu i pari i ekzekutivit tha nga aktiviteti i xhudos që po mbahet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune Majlinda së bashku me shumë xhudistë të tjerë po e demonstrojnë sportin e xhudos në kuadër projektit “Kosova shtet i xhudos”.

    “Kampionia jonë dhe e arta olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka dëshmuar për shumë vite se cila është rruga që duhet ndjekur për të arritur deri te suksesi. Dua të jua them që edhe unë, në punën time ndjekë shembullin e Majlindës për të arritur sukses”, ka thënë Kurti.

    Ndërsa trajneri i xhudos Driton Kuka deklaroi se ky aktivitet po zhvillohet për të përçuar mesazhin e paqes përmes sportit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark