×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurti në takim me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne

    Insajderi
    19 February 2022 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë dhe thellimi i metejmë i tyre ishte tema e takimit mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me  ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne, transmeton Insajderi.


    U pajtua për rëndësinë e NATO-s për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa kryeministri theksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë  rajonale, evropiane dhe globale.


    Në këtë takim të zhvilluar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, së bashku me kryeministrin Kurti, ishte edhe zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, që​ takoi ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark