×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti në Vjenë: Ia kemi dalur ta shtojmë çdo vit 1 miliard euro së paku në ekonominë tonë

    Insajderi
    13 November 2023 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës në Austri dhe nga një panel i diskutimin me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, foli për zhvillim të madh në Kosovë.

    Kurti tha se “Kosova nuk është vend i madh, por është shembull i mirë se si liria bëhet zhvillim dhe anti-korrupsioni bëhet rritje” dhe tha se “kemi pasur progres të madh demokratik”.

    “Ia kemi dalur ta shtojmë çdo vit 1 miliard euro së paku në ekonominë tonë, dhe paraardhësit tanë kanë pasur nevojë tre vjet për ta shtuar 1 miliard”, tha Kurti.

    Ai tregoi se Kosova kishte “rritje ekonomike 10%, pastaj 5.2% dhe këtë vit do të kemi rreth 3.8%”.

    Kurti tha se inflacioni ka rënë sivjet dhe tregoi se si Qeveria e tij i ka rritur pagat dhe kështu, “e ka ulur pabarazinë”.

    “Ka më pak pabarazi në shoqëri”, theksoi kryeministri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark