×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti nga Londra: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ‘Kosova e Metohija’

    Insajderi
    26 February 2024 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosovën e njohin tri nga katër shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai po ashtu ka tërhequr vërejtjen për referimin e Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohija”.

    Në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, Kurti u revoltua me këtë referim. Për këtë, ai tha se edhe Serbisë do të duhej t’i referohej më ndryshe, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo si iu është referuar këtu ‘Kosova Metohija’. Po të shkoja kësaj rruge, do të merrja shumë kohë, sepse përveç Serbia do të duhej të thosha edhe Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka dhe Lugina e Preshevës. Më mirë të përqëndrohemi në ekonomi”, deklaroi kryeminsitri Kurti.

    Në panel është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, që u lavdërua për zhvillim ekonomik. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark