Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për armët kineze që po përdor Serbia për shfaqjen e agresionit të hapur ndaj Kosovës.
Kurti, me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka thënë se Ushtria e Serbisë po përdor sistem raketor FK-3 dhe dronë CH-92 me prejardhje kineze, shkruan Gazeta Insajderi.
“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë, teksa po shfaq hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti në ‘X’.
FK-3:
Dronët CH-92:
Kurti në takim me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, listoi sistemet ushtarake të Serbisë që përfshijnë sistemin e modernizuar të raketave “FK-3” dhe “Pancir S1” si dhe sistemet tjera të raketave “Neva M1T” dhe “Kub M2 (SM)” të Brigadës 250 të ushtrisë serbe.
Ai tha se sistemi FK-3 është sistem raketor kinez, me të cilin në vitin 2022, Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze, e që përfshinë edhe dronët luftarak CH-92. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë po ashtu kanë krijuar një njësi të veçantë për mbikëqyrjen e dronëve e cila si njësi operon në kuadër të Brigadës së 63-të të Parashutistëve të ushtrisë serbe
Kurti një ditë përpara vizitës së Stoltenberg në Kosovë alarmoi për një grupim serb për një sulm tjetër terrorist në Kosovë. /Insajderi.org/